Hamsik-Milan, vjen lajmi i papritur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hamsik-Milan, vjen lajmi i papritur

16:24 | 16 Shkurt 2019

Hamsik ishte betuar për dashuri të përjetshme për Napolin, duke qëndruar në fanellën blu për 12 vjet përpara se të zgjidhte Kinën.

Mesfushori sllovak lë një kujtim të madh në shpirtin e ish tifozëve të tij, të cilët e kanë ndjekur dhe e admiruar atë për shumë vite me rradhë përcjell ORAinfo.

Hamsik ishte shumë afër Milanit disa vite më parë, edhe në më shumë se një rast.

Aurelio De Laurentiis dje kujtoi se Massimiliano Allegri, kur ai udhëhoqi rossonerët, e kishte kërkuar atë për përforcim në mesfushë, por pa patur sukses.

Gjithashtu një vit e gjysmë më parë Milani nën menaxhimin kinez dhe me tregun e udhëhequr nga Massimiliano Mirabelli bëri një përpjekje për Hamsik por sllovaku refuzoi përkundër ofertës që ishte joshëse./ORAinfo/

Komento: