Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në bazë të shortit PDK-ja do të garojë me numërin 131. Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza.
Hamza është shprehur se 131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim.
”131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim. Është numri i besimit dhe shpresës për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Hazma.
131 për Kosovën që mundet ma mirë, ka shtuar më tutje ai.