Hamza bisedon me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë për marrëdhëniet dypalëshe

12:56 | 16 Janar 2026
Hamza bisedon me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë për marrëdhëniet dypalëshe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, zhvilloi sot një takim me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, ku u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe dhe proceset me interes të ndërsjellë.

Kryetari Hamza shprehu mirënjohjen e tij për rolin konstruktiv të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Duke folur për zhvillimet politike, Hamza ritheksoi se PDK-ja mbetet e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit politik, promovimin e dialogut konstruktiv dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Komento: