Hamza: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend dhe në Qeveri

15:08 | 18 November 2024

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas takimeve që ka zhvilluar me mërgatën në Gjermani, të dielën ka mbajtur tubim madhështor me bashkatdhetarët në Muttenz të Bazelit, në Zvicër.

Hamza, duke e vlerësuar lartë kontributin financiar dhe politik të bashkatdhetarëve për Kosovën në çdo fazë, është zotuar se mërgata në qeverisjen e tij do t’i ketë përfaqësuesit e saj në Kuvendin dhe në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“E dua diasporën në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por, diasporën po ju siguroj dhe garantoj që do ta keni edhe pjesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka theksuar ai.

Hamza ka thënë se është e domosdoshme që mërgata të investojë në Kosovë duke e investuar jo vetëm kapitalin e tyre, por duke e sjellë edhe menaxhimin modern nëpër të gjithë sektorët, sikur në Evropë.

“Diasporën e shoh edhe si kapital që me ardhë me investu në Kosovë dijen, angazhimin, sepse përveç që e sjellin kapitalin, e sjellin edhe menaxhimin modern, që e shoh gjithandej Evropës, në shëndetësi, në ndërmarrësi dhe në të gjitha fushat e jetës”, ka shtuar kandidati i PDK-së për kryeministër.

Hamza ka thënë se Kosovës i nevojitet zhvillim i qëndrueshëm ekonomik, përmirësim i standardit të jetesës, arsim më i mirë, shëndetësi më e mirë dhe infrastrukturë më e mirë, sepse Kosova mundet dhe do t’ia dalë.

VIDEO pamje dhe deklaratat e Bedri Hamzës nga tubimi në Bazel:

https://we.tl/t-mVP3rmstyM

Komento: