Hamza: Drejtësia për viktimat e Likoshanit dhe Çirezit ende mungon

11:35 | 28 Shkurt 2026
hamza:-drejtesia-per-viktimat-e-likoshanit-dhe-cirezit-ende-mungon

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka përkujtuar 28-vjetorin e masakrave të kryera në fshatrat Likoshan dhe Çirez, ku civilë të pafajshëm u ekzekutuan nga forcat e regjimit serb më 28 shkurt 1998.

Në një postim në Facebook,  Hamza shkroi se këto ngjarje mbeten plagë të hapura, pasi drejtësia për viktimat ende mungon.

“Kosova që sot e gëzojmë është amanet i tyre. Dhe, po ashtu, amanet i tyre është që kurrë të mos heshtim përballë padrejtësive.

Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë!”, shkroi mes tjerash i pari i PDK-së

Komento: