
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka përshëndetur fillimin e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një lajm të mirë për vendin.
“Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë. Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie”, ka deklaruar Hamza.
Ai ka falënderuar partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit dhe ka theksuar nevojën për një fazë të re në raportet me Bashkimin Evropian.