Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte përmes një tubimi kërkoi votën e qytetarëve të Kaçanikut.
Ai para tyre u shpreh se fitorja e PDK-së i gëzon ata dhe vet Hamzën, por u shpreh se mbi të gjithë i gëzon e lumturon Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin
“Fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës ju gëzon juve, më gëzon mua, por mbi të gjitha i gëzon dhe i bën të lumtur dy liderët tanë që së shpejti do të jenë në Kosovë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”, u shpreh tutje Hamza para qytetarëve të Kaçanikut.