Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili është edhe kandidat i PDK-së për kryeministër, e ka hapur urën mbi Liqenin Akumulues të Mitrovicës.
Ai ka bërë me dije se ky është një projekt realizuar me shumë përkushtim nga Komuna e Mitrovicës për t’i forcuar lidhjet e qytetarëve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se angazhohet të ndërtojë ura çdo sfidë të Kosovës.
“Një urë e re mbi Liqenin Akumulues të Mitrovicës, e cila nga sot është e hapur për qytetarët. Një projekt i realizuar me shumë përkushtim nga Komuna e Mitrovicës për t’i forcuar lidhjet e qytetarëve tanë. Unë angazhohem të ndërtoj ura, jo vetëm mbi lumenj e liqene, por edhe mbi çdo sfidë të Kosovës”, ka shkruar Hamza.