Hamza i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për çështjen e Presidentit – kërkon kandidatura me mbështetje të gjerë

19:20 | 22 Shkurt 2026
hamza-i-pergjigjet-pozitivisht-fteses-se-kurtit-per-ceshtjen-e-presidentit-–-kerkon-kandidatura-me-mbeshtetje-te-gjere

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thën se zgjedhja e Preidentit nuk është çështje e vetëm një partie politike.

Për këtë ai ka thënë se I është përgjigjur pozitivisht ftesës së Albin Kurtit për të diskutuar zhvillikmet politike dhe procesin e zgjedhjes së Preisdentit.

Tutje, ka thënë se si PDK nuk kanë qenë pengesë e proceseve shtetërore.

“Zgjedhja e Presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë neve si përfaqësues të zgjedhur të popullit. Për këtë arsye, sot iu përgjigja pozitivisht ftesës së z. Kurti për të diskutuar për zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese. Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë. Për ne, interesi shtetëror është mbi çdo kalkulim politik dhe këtë standard e mbrojmë me vendosmër”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Komento: