Hamza: Jemi të përkushtuar që t’i rikuperojmë marrëdhëniet me SHBA-në e BE-në

21:17 | 21 November 2024
bedri-hamzes-nuk-ia-ze-salla-qytetaret-ne-kacanik:-paga-te-dinjitetshme,-motiv-e-krenari-do-te-kete-ne-kosove

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, në Rubikon të Klan Kosovës, ka folur për marrëdhëniet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë.

Hamza ka thënë se marrëdhëniet me aleatët do të jenë gjithmonë në një nivel të lartë me të gjitha shtetet e sidomos me SHBA-në dhe BE-në.

“Marrëdhënia e veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo nuk do të jetë e kontestueshme asnjëherë dhe nuk do të jetë me episode, por e vazhdueshme. Kjo do të jetë edhe në pozitë edhe në opozitë, edhe kur je në një pozitë tjetër. Këto marrëdhënie duhet të jenë në vazhdimësi. E jo të flasim vetëm atëherë kur e shohim se është e duhura apo kur kemi nevojë për ndonjë poen politik. Adresimin sa herë kushdo qoftë që bën veprime, kryen punë është i përgjegjshëm që t’i ruan këto raporte e ti mban në nivele të larta e mbështes dhe e përkrahi, por jam kundër asaj që në periudha të caktuara kohore mos me qenë në nivelin e duhur të përgjegjësisë dhe me pas shmangie nga kjo dhe me pas relacione të kohëpaskohshme”, u shpreh Hamza.

Ai tha se do të punojnë fuqishëm për ta rikthyer besimin e aleatëve.

“Qëndrimi jem është që ne duhet të kemi kujdes me parterin tonë me vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikë dhe vendet e tjera demokratike. Nuk është se na gëzon fakti pse Kosova është në sanksione, ky është një dem financiar, dhe përtej dëmit financiar është dëm i reputacionit tonë. Prandaj kjo nuk është aspak e mire dhe aspak e dëshirueshme dhe kjo gjendje duhet të ndryshoj dhe kjo nuk është e lehtë me u hjek këto masa. Ne jemi të përkushtuar që t’i rekuprerojmë marrëdhëniet dhe ti kthejmë në pozitën më të mirë të mundshme. Nuk është krejt e lehtë sepse duhet të pajtohen krejt vendet që këto masa me u heq., ne e dimë se disa vende kanë një qasje ndryshe për Kosovën dhe për me ndryshu këto masa duhet më ndryshu edhe na”, u shpreh Hamza.

Komento: