
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza 26 shkurtin e kujton si datë të rëndësishme, duke iu referuar 90-vjetorit të lindjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare dhe simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, dhe 10-vjetorit të zgjedhjes së Hashim Thaçit, President.
“Ua gjeta këtë fotografi si kujtim i dy datave të rëndësishme: 90-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, frymëzimit të shumë brezave të patriotëve që bënë histori në vendin tonë, si dhe 10-vjetorit të zgjedhjes së Hashim Thaçit si President. Në ditëlindjen e tij, dhjetë vjet më parë, një tjetër patriot i madh u betua si President i Kosovës së pavarur, duke kthyer sakrificën në institucion dhe ëndrrën në shtet. Baca Adem mbetet figurë e qëndresës, humanizmit dhe sakrificës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. Edhe sot, vlerat e tij dhe të çdo luftëtari të lirisë po mbrohen me dinjitet nga çlirimtarët tanë, në burgun e fundit politik për popullin tonë. Liri. Drejtësi”, ka shkruar ai.