Hamza me bashkëpartiakë nderojnë figurën e Nexhat Dacit

12:26 | 02 Janar 2026
Hamza me bashkëpartiakë nderojnë figurën e Nexhat Dacit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka bërë homazhe në nderim të ish-krye kuvendarit, Nexhat Daci, i cili vdiq dje në moshën 81 vjeçare.

Hamza bëri homazhe se bashku me bashkëpartiakët Vlora Çitaku, Blerta Deliu-Kodra, dhe Elmi Reçica.

Homazhe në nderim të ish-Kryetarit të Kuvendit që shërbeu për dy mandate, bëri edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani po ashtu edhe kryeparlamentari në detyrë Dimal Basha.

Gjatë ditës janë paraparë edhe aktivitete të tjera në kuadër të ceremonive mortore. Sipas agjendës zyrtare, nga ora 12:00 deri në 12:45 do të mbahet Akademia Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.

Siç kanë njoftuar familjarët, varrimi i Nexhat Dacit do të bëhet sot, ndërsa e pamja do të mbahet nga data 3 deri më 5 janar.

Komento: