Hamza me Krasniqin shkojnë për vizitë në Odën e Demakëve në Drenicë

23:38 | 19 October 2024
hamza-me-krasniqin-shkojne-per-vizite-ne-oden-e-demakeve-ne-drenice

Bedri Hamza, kandidat për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, kanë qëndruar sot në Odën e familjes Demaku në Drenas.

Ish-deputeti i PDK’sw, Fadil Demaku, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot Krasniqi e Hamza ishin për vizitë në Odën e tyre.

Sonte na nderuan në familje Kryetari Memli Krasniqi dhe kandidati ynë për Kryeministër Bedri Hamza se bashku me miqë e bashkpunëtorë!”

Prezent në këtë odë shihet të jetë edhe Nexhat Demaku, ish-kryetar i Komunës së Drenasit.

 

 

Komento: