Hamza: Ne po flasim tash për zgjedhje, janë të pashmangshme

14:20 | 06 Mars 2026
hamza:-ne-po-flasim-tash-per-zgjedhje,-jane-te-pashmangshme

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas takimit ka thënë se është për keqardhje që vendi duhet me u përballë edhe me një palë zgjedhje, por që për këtë e lë fajtor Lëvizjen Vetëvendosje.

Hamza pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka thëën se PDK ka qenë konstruktive dhe e hapur, dhe se VV ka pasë alternativa për të mos krijuar edhe një bllokadë.“Ne ishim në takimin e ftuar nga presidentja e vendit, ku diskutuam edhe për mundësinë e datës së organizimit të zgjedhjeve të ardhshme. Shpreh keqardhjen që kemi ardhur deri në këtë moment, nuk ka pasur asnjë arsye, ka pasur më shumë se një alternativë. Përgjegjësia kryesore normalisht i bie partisë fituese, më të madhe, sepse ka mundur me i dhënë vendit president. Ne si PDK kemi qenë mjaftueshëm konstruktiv dhe të hapur dhe kemi bërë të gjitha përpjekjet e nevojshme që vendit me i dhënë president. Unë nuk i kam dhënë vija të kuqe askund në bashkëpunim me asnjë subjekt politik. Kam folur se ka mundësi edhe për marrëveshje politike para se me u kriju qeveria, nuk e kemi prit askënd te dera për me na ftu. Iu jam përgjigjur gjitha ftesave për takime, nuk kam shku në detale ku mbahet takimi, kur bëhet e si u bë ftesa. Qëllimi ka qenë që vendit me i dhënë institucione dhe mos të vazhdohet me këto bllokada”, tha ai.

Komento: