Hamza në Prizren thotë se punësimi i grave është prioritet

16:08 | 26 January 2025
hamza-ne-prizren-thote-se-punesimi-i-grave-eshte-prioritet

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të fushatës elektorale, ka mbajtur tubim në Prizren, ku shpalosi platformën e tij për gratë dhe vajzat.

Hamza në këtë tubim tha se, programi i Partisë Demokratike të Kosovës, fokusohet për ta bërë një Kosovë, ku çdo grua dhe vajzë do të ndihet e fuqizuar dhe e mbështetur, derisa tha se punësimi i grave mbetet prioritet i lartë.

Ai theksoi se bizneset që punësojnë gra do të mbështeten me grante dhe subvencione.

Nder të tjera, Hamza theksoi se synojnë të ndërtojnë një shoqëri pa stereotipe ku çdo grua dhe vajze ndjehet e lirë t’i ndjek ëndrrat.

Kryetari i degës së PDK-se në Prizren, Shaqir Totaj, tha se pozita e gruas në shoqëri është determinuese sa e zhvilluar është ajo. Totaj u shpreh i bindur se me fitoren e Bedri Hamzes, pozita e gruas në shoqëri do të jetë edhe më e mirë.

Në këtë tubim prezantuan edhe kandidatet për deputete që vijnë nga Prizreni.

Komento: