Hamza: Në qeverisjen time do të rriten edhe pagat edhe pensionet

23:33 | 04 Prill 2024
hamza:-ne-qeverisjen-time-do-te-rriten-edhe-pagat-edhe-pensionet

Bedri Hamza ka thënë se me t’u bërë kryeministër, gjatë mandatit të tij do të rriten edhe pagat edhe pensionet.

Këto deklarime i bëri në Debat Plus, aty ku pak a shumë paraqiti planin e tij që me patjetër se do të jetë i përqendruar në ekonomi.

“Unë do t’i rris edhe pagat edhe pensionet”, tha ndër tjerash Hamza.

Ai kritikoi shifrat në të cilat bazohej homologu i tij financiar, Hekuran Murati, që aktualisht drejton MFPT.

Hamza tha se këto shifra janë manipulim, pasi po e krahasojnë me atë se çfarë kanë menaxhuar ata vetë.

Në anën tjetër, ai paraqiti diagramet ku investimet kapitale nuk tejkalojnë shifrat e periudhës së një dekade më parë.

Komento: