Hamza: Nën qeverisjen time, fshatrat e Rugovës i bëjmë më atraktivë për turistët

11:08 | 26 January 2025
hamza:-nen-qeverisjen-time,-fshatrat-e-rugoves-i-bejme-me-atraktive-per-turistet

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka premtuar se nën qeverisjen e tij, fshatrat e Rugovës do të bëhen më atraktivë për turistët.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se peizazhet e bukura deri te pritja e ngrohtë, tradita dhe rrëfimet mbresëlënëse të rugovasve, vendin e bëjnë më shumë se një destinacion.

“Nga peizazhet e bukura deri te pritja e ngrohtë, tradita dhe rrëfimet mbresëlënëse të rugovasve, këtë vend e bëjnë më shumë se një destinacion. E bëjnë një përvojë të jashtëzakonshme për secilin që e viziton. Fshatrat e Rugovës, me investime të qeverisë sime, do t’i bëjmë edhe më atraktive për turistët”, ka shkruar Hamza.

Komento: