Hamza për Kushtetutën e Kaçanikut: Duhet ta ruajmë me shumë përkushtim, atë që e kemi fituar me shumë sakrificë!

15:39 | 07 Shtator 2024
hamza-per-kushtetuten-e-kacanikut:-duhet-ta-ruajme-me-shume-perkushtim,-ate-qe-e-kemi-fituar-me-shume-sakrifice!

Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Hamza përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se 7 shtatori i vitit 1990 ishte akt shumë i rëndësishëm në kuadër të përpjekjeve të pandalshme të popullit të Kosovës për shtet të pavarur.

“Kushtetuta e Kaçanikut e miratuar më 7 shtator 1990 ishte akt shumë i rëndësishëm në kuadër të përpjekjeve të pandalshme të popullit të Kosovës për shtet të pavarur. Sot është detyrë e jona ta nderojmë këtë trashëgimi, duke e bërë shtetin tonë më të fortë, më të drejtë dhe duke e integruar në familjen evropiane. Duhet ta ruajmë me shumë përkushtim, atë që e kemi fituar me shumë sakrificë!”, shkroi ai.

Komento: