Hamza për rrugën “Ali Zeneli”: Rrënjësisht jemi duke e ndryshuar

14:04 | 28 Qershor 2024
hamza-per-rrugen-“ali-zeneli”:-rrenjesisht-jemi-duke-e-ndryshuar

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar sot rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë, ku thotë se me vite të tëra me mijëra mitrovicas kanë jetuar pa infrastrukturën e nevojshme për jetë të dinjitetshme, dhe sipas Hamzes, kjo rrënjësisht është duke ndryshuar.

“Sot i inspektova punimet që po shkojnë drejt fundit dhe jam i bindur që kjo lagje do të bëhet prej ambienteve më moderne, më të rregullta dhe me hapësira gjelbëruese të integruara në peizazhin urban të Mitrovicës..Me punë e përkushtim, por edhe me durimin dhe mirëkuptimin e treguar nga ana e banorëve, ne kemi arritur t’i tejkalojmë pengesat dhe së shpejti kjo rrugë do të vihet në shërbim të plotë të qytetarëve”, shkruan Hamza.

Komento: