Hamza për tubimin në qytetin e tij: U bashkuam për Mitrovicën, nuk na zuri salla, tash po bashkohemi për Kosovën

22:38 | 24 October 2024
hamza-per-tubimin-ne-qytetin-e-tij:-u-bashkuam-per-mitrovicen,-nuk-na-zuri-salla,-tash-po-bashkohemi-per-kosoven

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka pasur një tubim me qytetarët e Mitrovicës, komunë me të cilën edhe udhëheq.

Hamza ka thënë se vite më parë u bashkuan “që ta bëjnë Mitrovicën më të mirë, që t’ia rikthejnë atë qytetarëve, që t’ia rikthejnë identitetin e kampionit të shumëfishtë, në sport, në kulturë, në realizimin e projekteve”, ndërsa tash po bashkohen për Kosovën.

“Mitrovica nuk i bashkon vetëm zemrat tona, por na bashkoi edhe neve. Sonte ishim aq shumë, saqë as salla nuk na zuri. Vite më parë u bashkuam që ta bëjmë Mitrovicën më të mirë. U bashkuam që Mitrovicën t’ia rikthejmë qytetarëve dhe t’ia rikthejmë asaj identitetin e kampionit të shumëfishtë, në sport, në kulturë, në realizimin e projekteve. E bëmë. Tash po bashkohemi për Kosovën! Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen e madhe! Gjithmonë në shërbim të qytetarëve! Gjithmonë me ty, MITROVICË! ”, ka shkruar Hamza.

Komento: