Hamza planifikon ta themelojë Bursën e Kosovës

23:08 | 07 November 2024
hamza-planifikon-ta-themeloje-bursen-e-kosoves

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, u zotua se gjatë mandatit të tij qeverisës do të themelohet Bursa e Kosovës.

Hamza deklaroi se ajo do të shërbejë si platformë e tregut të kapitalit për sektorin privat, që mundëson krijimin e një kanali të ri për mbledhjen e fondeve nga investitorët.

“Bursa, tregu i kapitalit duhet të bëhet me qëllim që ndërmarrjet të jenë të kuotuara në bursë, të kenë mundësinë të bëjnë shitblerjen e aksioneve, që të rritet investimi prej sektorit privat dhe të zgjerohet ekonomia”, tha Hamza në T7 transmeton Klankosova.tv

Ai tha se për themelimin e Bursës së Kosovës do të shfrytëzojë praktikat më të mira ndërkombëtare, duke marrë përkrahje dhe asistencë teknike nga organizatat e huaja, projektet e të cilave fokusohen në zhvillim ekonomik.

Komento: