Hamza: PlMe besimin e qytetarëve, pas 9 shkurtit do ta drejtoj vendin për 4 vjetët e ardhshme

21:15 | 16 January 2025
bedri-hamza-lagje-pas-lagjje-ne-prizren:-shprese,-entuziazem-dhe-angazhim-kudo-per-kosoven-qe-mundet-ma-mire

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Rubikon”, ka thënë se nëpër çdo tubim është duke vërejtur një mbështetje jashtëzakonisht të madhe për partinë e tij.

Ai ka thënë se më 9 shkurt pret rezultate të mira për PDK-në, sepse siç u shpreh Hamza, Kosova meriton më mirë.

“Kemi fillu moti përgatitjet që nga momenti i kandidimit tim zyrtar si kandidat për kryeministër, kemi bërë shumë punë. Jemi gjatë në aktivitete në Kosovë dhe në diasporë. Kemi punuar dhe kemi bërë një program të mirë i cili adreson nevojat e qytetarëve të Kosovës me një ekip të jashtëzakonshëm rreth vetit edhe me ekspert brenda PDK-së, por s’jam kufizuar vetëm brenda PDK-së, por i kom taku edhe i kam kontaktuar edhe njerëz të profesioneve, moshave e gjinive të ndryshme gjithandej, me qëllim që para qyetarëve të Kosovës të dalim me një program i cili i adreson preokupimet e qytetarëve të Kosovës. Deri më tani vërehet një energji pozitive, një masivitet dhe vërehet një përkrahje jashtëzakonisht e madhe për PDK-në. Unë jam që nga themelimi në PDK, kam qenë pjesë e të gjitha fushatave, përjashtim në atë kohën sa kam qenë guvernator i BQK-së, dhe ua them me bindje se një energji e tillë, një masovitet i tillë për PDK-në, tubimet e PDK-së nuk është parë gjatë. Prandaj kjo më bën optimist dhe jam i bindur që me një ekip të mirë, me një program të mirë, me një fushatë të mirë mirë të menaxhuar dhe të drejtuar, PDK-ja me 9 shkurt pret rezultat të mirë zgjedhor dhe ne të jemi ata që e drejtojmë qeverinë e ardhshme të vendit për 4 vjet sepse ky vend përnjëmend ka nevojë ma ndryshe edhe përnjëmend ka mundësi me qenë më mirë”, u shpreh Hamza.

Komento: