Hamza: QMF-ja në Mitrovicë do të jetë nga më modernet në rajon

21:33 | 05 Korrik 2024
hamza:-qmf-ja-ne-mitrovice-do-te-jete-nga-me-modernet-ne-rajon

I nominuari i PDK-së për kryeministër nuk po harron angazhimin e veçantë për komunën që aktualisht e drejton.

Bashkë me donatorin Halil Kastrati kanë vizituar QMF-në që po ndërtohet, e që sipas tij, do të jetë një nga më modernet në rajon, përcjell Front Online.

“Me profesionistët më të mirë të fushës, së shpejti do ta shpalosim programin për shëndetësinë, ku me mjekët, infermierët dhe tërë personelin shëndetësor, të cilët do të kenë trajtim e paga meritore, jam i bindur që do të avancojmë me cilësinë e shërbimeve për të gjithë qytetarët tanë, anekënd Kosovës. Edhe pritja shumëvjeçare për sigurimet shëndetësore publike do të marrë fund, sepse funksionalizimi i tyre është ndër prioritetet e mia kryesore”, shkroi ndër tjerash Hamza.

Kujtojmë se ditë më parë ai vizitoi edhe Ferizajn.

Komento: