Hamza: Qytetarët janë lodhur nga qeveria e papërgjegjshme, prandaj kandidoj për kryeministër

18:56 | 10 Dhjetor 2025
Hamza: Qytetarët janë lodhur nga qeveria e papërgjegjshme, prandaj kandidoj për kryeministër

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në prezantimin e vizionit të tij për qeverisje të vendit, thotë se mozaikut të Kosovës po i mungon bashkimi rreth vlerave, premtimeve e politikave.

Në fjalën e tij, pos tjerash, Hamza tha se Kosovën po e ndan pikërisht kjo pjesë e mozaikut. Ai shtoi se me shteti i Kosovës i duhet përparim e jo përçarje.

“Ne, bashkë, do të ecim përpara. Bashkë. Përpara është ë slogani ynë në këto zgjedhje. Sepse ky është drejtimi ynë, ky është misioni ynë. Sepse duke u bërë bashkë rreth vlerave, premtimeve dhe politikave, është pjesa që mungon në mozaikun e Kosovës, e që po mban Kosovën të ndarë. Shteti, përparon duke u bashkuar jo duke u përçarë”, u shpreh Hamza.

Ndër të tjera, Hamza akuzoi Qeverinë në detyrë, për paaftësi në qeverisje, dhe bllokim të shtetit të Kosovës.

“Qytetarët janë lodhur nga kjo qeveri e papërgjegjshme, e paaftë për ta udhëhequr vendin drejt mirëqenies, kjo është arsyeja pse unë kandidoj për kryeministër”, tha ai.

Komento: