Hamza shkon në Ferizaj, tregon si do të trajtohen Komunat e Kosovës nën qeverisjen e tij

20:04 | 04 Korrik 2024
hamza-shkon-ne-ferizaj,-tregon-si-do-te-trajtohen-komunat-e-kosoves-nen-qeverisjen-e-tij

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar qytetin e Ferizajt, komunë që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij, Agim Veliu.

Hamza ka thënë se me qeverisjen e tij të gjithë komunat do të trajtohen njësoj

“Ferizaj dhe të gjitha komunat e Kosovës, në qeverisjen time do të trajtohen me investime në mënyrë të balancuar dhe asnjëra nuk do të diskriminohet nga ekzekutivi i vendit”.

Ky është postimi i plotë i Hamzës në Facebook:

Ferizaj ishte qyteti i radhës, të cilin e vizitova sot.

Me Agimin biseduam shtruar për përgatitjet që jemi duke i bërë, për organizimin që na duhet për ta marrë besimin e qytetarëve që të qeverisim me vendin. Është domosdoshmëri që Kosovën ta rikthejmë në binarët e zhvillimit, integrimit dhe anëtarësimeve, që ta forcojmë subjektivitetin shtetëror.

Është domosdoshmëri që të depolitizohen proceset e punës, të ulen polarizimet dhe së bashku me partnerët tanë, siç jemi koordinuar gjithnjë, të ecim përpara. Kosova dhe qytetarët e saj, me patjetër duhet të lëvizin përpara, sepse mjaft kemi vendnumëruar këto vite.

Ferizaji dhe të gjitha komunat e Kosovës, në qeverisjen time do të trajtohen me investime në mënyrë të balancuar dhe asnjëra nuk do të diskriminohet nga ekzekutivi i vendit.

Komento: