Hamza: Shtatorja e komandantit Adem Jashari së shpejti do të vendoset në Mitrovicë

23:05 | 29 Dhjetor 2023
hamza:-shtatorja-e-komandantit-adem-jashari-se-shpejti-do-te-vendoset-ne-mitrovice

Kryetari i Mitrovicës, Bedi Hamza, ka njoftuar se shumë shpejt shtatorja e komandantit Adem Jashari do të vendoset në këtë qytet.

Ai ka publikuar edhe një fotografi ku shihet se shtatorja është pothuajse e përfunduar.

“Shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari, së shpejti në Mitrovicën tonë”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Komandanti legjendar, Adem Jashari, u vra më 7 mars të vitit 1998, pas një sulmi brutal dhe një masakre nga forcat serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Komento: