Hamza: Si kryeministër i ardhshëm, ju premtoj se do të përkushtohem që çdo grua të ndjehet e mbështetur

17:08 | 19 January 2025
hamza:-si-kryeminister-i-ardhshem,-ju-premtoj-se-do-te-perkushtohem-qe-cdo-grua-te-ndjehet-e-mbeshtetur

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se si kryeministër i ardhshëm do të punojë në drejtim të asaj që çdo grua në Kosovë të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt.

Hamza këtë e ka thënë pasi u mblodh në Mitrovicë “për të treguar që barazia gjinore nuk është vetëm çështje e grave, por e krejt shoqërisë”.

“Gratë janë udhëheqëse, profesioniste dhe biznesmene të jashtëzakonshme. Nga përkushtimi si amvise e deri te ngritja në karrierë, gratë do ta kenë mbështetjen e pakursyer, mundësitë që ju duhen dhe respektin që e meritojnë”.

Si kryeministër i ardhshëm, si baba i dy vajzave, si bashkëshort i një zonje, si djalë i një nëne dhe si vëlla i 4 motrave, ju premtoj se do të punoj dhe përkushtohem që çdo grua në Kosovë të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt”, tha tutje ai.

Komento: