Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një takim me bizneset vendore.
Ai ka bërë me dije se këto biznese janë punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovës.
Hamza është zotuar se bizneset do të gëzojnë mbështetjen e tij të plotë.
“Bizneset janë forca e zhvillimit të ekonomisë. Janë punëdhënësit më të mëdhenj në vendin tonë. Jemi popull ndërmarrës, me biznese konkurruese që krijojnë vende pune, paguajnë tatime dhe e mbajnë shtetin me punën, përkushtimin dhe inovacionin e tyre. Pas 9 shkurtit është koha për një Kosovë ma të mirë, ku prej bizneseve të vogla familjare që mezi po mbijetojnë e deri te korporatat e mëdha që eksportojnë prodhimet “Made in Kosova”, do ta gëzojnë mbështetjen time të plotë si kryeministër. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza në profilin e tij në “Facebook”.