Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare mes Kosovës dhe Shqipërisë

13:26 | 26 Janar 2026
hamza-takon-malajn,-flasin-per-forcimin-e-lidhjeve-kombetare-mes-kosoves-dhe-shqiperise

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza zhvilloi një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza bëri të ditur se me Malajn bashkëbisedoi për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pos tjerash, i pari i PDK-së tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve shkojnë përtej diplomacisë.

“Ato janë vëllazëri, histori dhe një e ardhme e përbashkët. Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku, të lidhura ngushtë nga vlerat dhe përgjegjësia ndaj kombit tonë”, ka shkruar Hamza.

Komento: