Hamza u shpreh mirënjohje gazetarëve: Media e lirë është garancia për një shoqëri të drejtë

11:08 | 27 December 2024
hamza-u-shpreh-mirenjohje-gazetareve:-media-e-lire-eshte-garancia-per-nje-shoqeri-te-drejte

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka shprehur mirënjohje të madhe për gazetarët e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se gazetarët janë ata që na informojnë, na mbajnë përgjegjës dhe në rrugën e duhur.

“Një media e lirë është garancia më e mirë për një shoqëri të drejtë dhe një qeverisje të përgjegjshme”, shton ndër të tjera kandidati për kryeministër.

“Ne, secili nga pozicioni i tij, duhet të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë me më shumë transparencë, llogaridhënie dhe informim të drejtë për qytetarët tanë”.

Komento: