
Inter rinovimit me Handanovic.
Inter është afër që të kryej një punë të madhe dhe shumë të rëndësishme për skuadrën.
Skuadra ‘Zikaltër’ është afër të arrij marrëveshje për rinovimin e kontratës me portierin Samir Handanovic.
Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, portieri është pajtuar në parim për një rinovim të kontratës, transmeton lajmi.
Portieri slloven ka pasur paraqitje fenomenale me fanellën e Inter, sidomos që nga koha kur mori edhe shiritin e kapitenit, gjatë sezonit të kaluar.
Ai është gati të futet në 18 muajt e fundit të kontratës aktuale, por tashmë është pajtuar për një rinovim, i cili sigurisht do të përfshijë edhe një rritje page.