Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick mund të largohet nga stoli i kombëtares.
Gjermania mposhti Kosta Rikën (4:2), por u eliminua, pas fillimit aspak të mirë në Kupën e Botës.
E pas këtij eliminimi shokues, është pyetur trajneri i kombëtares nëse do jap dorëheqje.
“Ne do ta zgjidhim këtë shpejt, është e vështirë të përgjigjemi menjëherë pas ndeshjes kur të eliminohemi. Do ta shohim së shpejti”, u shpreh ai.
Gjermania është eliminuar nga Botërori vetëm në fazën e grupeve për të dytin kompeticion me radhë.
Mbetet të shihet nëse do ndodh një largim i trajnerit nga gjiganti gjerman.