
Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka njoftuar se janë hapur punimet e Forumit të parë Ndërkombëtarë “Ulpiana”, që ka për qëllim rrjetëzimin e strukturave politike dhe institucionale që punojnë në krijimin e mekanizmave inovativë për ndërlidhjen dhe angazhimin e diasporës, si dhe krijimin e mundësive për rrjetëzimin e pjesëmarrësve të qeverive të ndryshme në forum me liderë globalë politik, organizata akademike dhe të diasporës.
Sipash Gashit kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në vend.
“Jam e lumtur që sot po hapim punimet e Forumit të parë Ndërkombëtarë “Ulpiana”, si një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në vend, që synon pikërisht rrjetëzimin e strukturave politike dhe institucionale që punojnë në krijimin e mekanizmave inovativë për ndërlidhjen dhe angazhimin e diasporës, si dhe krijimin e mundësive për rrjetëzimin e pjesëmarrësve të qeverive të ndryshme në forum me liderë globalë politik, organizata akademike dhe të diasporës, si dhe industri të ndryshme”, ka shkruar ajo.
Ky Forum do të mbajë punime nga sot deri më 18 nëntor të këtij viti.
“Forumi do të mbajë punimet nga data 16-18 nëntor të këtij viti dhe mirëpret në edicionin e tij të parë 21 shtete nga e gjithë bota, me 48 folës në gjashtë panele të ndryshme tematike, përfshirë udhëheqës të fushës së migrimit, zhvillimit dhe diasporës, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, akademia, shoqëria civile dhe media”.
Postimi i plotë: