Hapen të gjitha qendrat e votimit në Mitrovicë të Veriut

08:03 | 17 Tetor 2021

Në komunën e Mitrovicës së Veriut janë hapur të gjitha qendrat e votimit dhe tashmë ka nisur lëvizja e qytetarëve për të votuar.

Në këtë komunë kanë të drejtë vote mbi 17,000 qytetarë, në 7 qendra të votimit, me 23 vendvotime.

Komuna e Mitrovicës Veriore është në mesin e katër komunave veriore ku përfshihen edhe Leposaviqi, Zubin Potoku e Zveçani.

Në të katër këto qendra janë 44 qendra të votimit me 74 vendvotime. Ndërkohë, në katër këto komuna kanë të drejtë vote mbi 43 mijë qytetarë.

Komento: