Hapet aplikimi për libra shkollor, sistemi ka probleme

10:45 | 25 Gusht 2023
hapet-aplikimi-per-libra-shkollor,-sistemi-ka-probleme

Të premten është publikuar linku në platformën E-Kosova, link ky në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa parë deri në të pestën si dhe për fëmijët nga klasa e gjashtë deri në të nëntën për materiale shtesë shkollore.

Por me t’u hapur ky aplikim, në sistem janë paraqitur probleme.

Linku në të cilin duhet aplikuar nuk po funksionon dhe në këtë mënyrë po pamundësohet aplikimi.

 

 

Komento: