
Është hapur dyqani i parë social në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Ai theksoi se qytetarët në nevojë do të mund të furnizohen falas me produkte higjienike e ushqimore.
“Hapëm Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet
Qytetarët në nevojë tani e tutje mund të furnizohen në këtë dyqan çdo muaj, falas, me produkte ushqimore e higjienike.
Me hapjen e këtij dyqani, bashkë me Shoqata Humanitare Bëmirëse Bereqeti, po shprehim vullnetin tonë të vazhdojmë të mbështesim nevojat themelore të qytetarëve tanë
, ”ka shkruan Rama./Frontonline/