Sot, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, është hapur ekspozita “Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë”.
Kjo ekspozitë u hap në bashkëpunim mes Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, transmeton Klankosova.tv.
Nga MKRS-ja, për Ismail Kadarenë u thanë fjalët më të mira, ndërsa këtë ekspozitë e quajnë të duhur dhe që i duhej Prishtinës.