
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është hapur për qarkullim rruga “Agim Ramadani”.
“Pas një pune të pandalshme, edhe gjatë natës, asfaltimi i rrugës “Agim Ramadani” ka përfunduar“, ka njoftuar Rama.
Tutje i pari i kryeqytetit bëri të ditur se rruga është e hapur për qarkullim për të gjithë qytetarët.
“Mëngjes të mbarë të gjithëve“, u shpreh ai tutje.