Është hapur për qarkullim rruga nacionale Kaçanik-Han i Elezit.
“Ministria e infrastrukturës, njofton opinionin publik se që nga dita e enjte (20.12.2018), rruga Nacionale N2, Kaçanik – Hani i Elezit, është e hapur për qarkullim”, thuhet në njoftim.
Hapjen për qarkullim të kësaj rruge e ka deklaruar për media ministri Pal Lekaj, po atë ditë kur edhe është vendosur trari i fundit në urën 407, të autostradës “Arbën Xhaferi”.
“Andaj ritheksojmë edhe një herë se rruga është e lirë për qarkullim rrugor të pa penguar” përfundon njoftimi.