“Haraç” apo taksë reale? KGjK po planifikon rritjen e taksave gjyqësore deri 500%, në Britani të Madhe po kundërshtohet rritja prej vetëm 10% (Dokument)

22:03 | 06 Mars 2024
“harac”-apo-takse-reale?-kgjk-po-planifikon-rritjen-e-taksave-gjyqesore-deri-500%,-ne-britani-te-madhe-po-kundershtohet-rritja-prej-vetem-10%-(dokument)

Këshilli Gjyqësore i Kosovës po planifikon rritjen e taksave gjyqësore, me çrast ka hedhur për diskutim publik ‘Draft Udhëzimin Administrativ Nr.xx/2024 për Unifikimin e Taksave Gjyqësore’.

Në ueb faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës thuhet se ky udhëzim është hedhur në diskutim publik më datë 20 Shkurt dhe ka afat deri më 6 Mars (sot) të interesuarit paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e draftit. Por ky draft në faqen e KGjK-së në Facebook është publikuar në mbrëmjen e 4 Marsit.

Veriu.info ka analizuar ndryshimin e tarifave me Draft Udhëzimin e ri Administrativ, ku shihet një ngritje marramendëse e tarifave gjyqësore, gjë që mund të paraqet dekurajim për qytetarët që të ushtrojnë padi, raporton Veriu.info.

Për paditë me vlerë deri në 1000 euro, me udhëzimin aktual taksa gjyqësore është 20 euro, ndërsa me draft udhëzimin e ri parashihet taksa në vlerë 100 euro. Pra, kemi 500% rritje të tarifës.

Më poshtë gjeni shembujt krahasues dhe rritjen në bazë të përqindjes:

 

Vlera e kërkesës                Taksa aktuale    Taksa me draft udhëzimin e ri          Diferenca në përindje

0 deri 1,000                          20 euro              100 euro                                            +500%

1001 deri 2,500                   30 euro              100 euro                                            +333.33%

2,501 deri 5,000                  40 euro              100 euro                                            +250%

5,001 deri 10,000                60 euro              200 euro                                            +166.66%

Rritje e taksave gjyqësore do të bëhet barrë e rëndë financiare për personat që synojnë zgjidhjen e kontesteve përmes sistemit gjyqësore, pasi që për një kontest financiare prej psh. 100 euro, paditësi duhet të paguaj fillimisht taksë gjyqësore prej 100 euro, shto këtu edhe përpilimin e padisë nga avokati, i bie se do të duhet fillimisht të paguaj mbi 200 euro për të pritur pastaj deri disa vite deri në zgjidhjen e problemit të tij nga gjykata. Një person me pagë prej 400 euro, do t’i duhet ta shpenzoj më shumë së gjysmën e pagës për ushtrimin e një padie, gjë që mund të jetë shumë dekurajuese për kërkimin e të drejtave të tij përmes sistemit gjyqësor.

Veriu.info ka hulumtuar se si po trajtohet aktualisht çështja e ngritjes së tarifave gjyqësore në shtetet tjera, ku ka gjetur se në Britaninëe Madhe muajin e kaluar është kundërshtuar fuqishëm ngritja e propozuar e taksave gjyqësore prej 10%.

“Kundërshtimet e ngritura janë të shumta dhe sigurisht që duket se fokusohen në ndikimin që çdo rritje do të kishte tek palët ndërgjyqëse dhe vlerën për paranë. Një rritje prej 10% e tarifave gjyqësore do të jetë padyshim e dëmshme për çdo palë ndërgjyqëse, por veçanërisht për ata që janë përdorues të shpeshtë të sistemit gjyqësor”, thuhet në artikullin e publikuar më 8 Shkurt 2024 në Weightmans.

Më poshtë gjeni:

Udhëzimin aktual Administrativ për taksa gjyqësore në Kosovë: KËTU

Draft Udhëzimin e ri Administrativ për taksa gjyqësore në Kosovë: KËTU  

Komento: