Haradainaj tregon se kur do të hiqet taksa kundër Serbisë

15:11 | 15 December 2018

Çështja e taksës kundër Serbisë ende po përfolet dhe po ka reagime të ndryshme nga shteti serb.

Por, Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa kundër Serbisë do të hiqet në ditën e njohjes së Republikës së Kosovës nga shteti serb. Ka thënë se atëherë do të ndodh edhe marrëveshja për tregti të lirë.

Këto komente Haradinaj i ka bërë pak minuta para se të nisë seanca për dialogun Kosovë-Serbi. Ka kërkuar pjesëmarrjen edhe të LDK’së e VV’së në dialog.

“Ditën kur e heqim taksën, në ditën e njohjes, do të ketë marrëveshje për tregti të lirë me Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

“Kjo është vetëm që mos ta lëmë Kosovën në pozitë të pafavorshme”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, Haradinaj ka thënë se shpreson se në të ardhmen do të marrin përkrahjen edhe të Partisë së Isa Mustafës e Albin Kurtit.

Komento: