Haradinaj: 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizneset e reja të udhëhequra nga gratë

20:38 | 29 December 2024
haradinaj:-200-grante-dhe-kredi-pa-interes-cdo-vit-per-bizneset-e-reja-te-udhehequra-nga-grate

Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat udhëheqëse të Aleancës së Gruas në Rahovec.

Ai me këtë rast ka thënë se Gratë e Aleancës janë shtylla kryesore e organizimit tonë.

“Në një takim frymëzues me strukturat udhëheqëse të grave të Aleancës në Rahovec, u dëshmua edhe një herë forca dhe vendosmëria e zonjave tona për të çuar përpara vizionin e përbashkët për një Kosovë fituese. Gratë e Aleancës janë shtylla kryesore e organizimit tonë dhe kontribuuese të pakompromis në përpjekjet për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar”.

Haradinaj ka listuar edhe prioritetet programore për fuqizimin e rolit të gruas.

“ Programi ynë për fuqizimin ekonomik të grave është konkret dhe i matshëm: – 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizneset e reja të udhëhequra nga gratë,  – platformë online për 1000 sipërmarrëse,  – ⁠subvencione për lehonat, – reforma për orar fleksibil pune dhe rritje të numrit të çerdheve publike”.

Komento: