Haradinaj: 28 Nëntori, data që bashkon shqiptarët dhe nderon heronjtë e kombit

02:38 | 28 November 2024
haradinaj:-28-nentori,-data-qe-bashkon-shqiptaret-dhe-nderon-heronjte-e-kombit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar 28 Nëntorin si një datë të shenjtë dhe të rëndësishme për shqiptarët.

Ai e cilësoi 28 Nëntorin si kryefestë kombëtare që nga viti 1443 e deri më 1912, kur Shqipëria shpalli pavarësinë, dhe më pas në vitin 1997, kur u bë dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,.

Në një pritje solemne të organizuar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, Haradinaj theksoi se kjo datë përkujton aktin sublim që i dha jetë shtetit shqiptar dhe është një moment për të nderuar patriotët shqiptarë, duke përfshirë Skënderbeun, Ismail Qemalin dhe të gjithë ata që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar.

Komento: