Haradinaj: 40 serbë aplikuan për t’u bërë ushtarë të Kosovës, shantazhit nga Beogradi po i vjen fundi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj: 40 serbë aplikuan për t’u bërë ushtarë të Kosovës, shantazhit nga Beogradi po i vjen fundi

16:16 | 23 Shkurt 2019

Kryeministi i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se shantazheve nga Beogradi po i vjen fundi, e dëshmi për këtë ai po i konsideron 40 serbët që aplikuan për ‘tu bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare kanë aplikuar për të qenë ushtarë të Kosovës dhe ka shtuar se kjo është shenjë për integrimin e tyre në Kosovë.

“Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: