Haradinaj akuzoi Mogherinin se e mbyti dialogun, kjo është përgjigja e BE-së

18:14 | 11 December 2018

Kryeministri Ramush haradinaj ka akuzuar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini se ka ngulfatur dialogun, pasi që nga ai për normalizim e ka kthyer në atë për territore

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç nuk ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur ashpër deklaratave të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila nuk e ka përjashtuar idenë për korrigjim të kufijve me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se Mogherini e ka ngulfatur dialogun me Serbinë, duke prezantuar dialog edhe për territore.

Kocijançiç ka thënë për gazetën Koha Ditore se është e rëndësishme që palët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet që janë të kundërta me frymën e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Ne nuk komentojmë komente. Derisa presidentët Vuçiq dhe Thaçi vazhdojnë punën brenda kornizave të dialogut të nivelit të lartë për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, është e rëndësishëme përmbajtja nga fjalët, veprimet dhe masat që janë të kundërta me frymën e normalizimit”, ka thënë Kocijançiç për Kohën Ditore.

Komento: