Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot për vizitë në Lipjan.
Ai atje është takuar me bashkëpartiakët e tij.
Këtë Haradinaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Sipas tij, Aleanca po rikthehet në Lipjan më fuqishëm se kurrë.
Postimi i tij i plotë:
Sot qëndrova në Lipjan për një diskutim të lirë me kolegët e Aleancës. Me këtë rast bashkëbiseduam për angazhimet tona të përbashkëta në fuqizimin e Aleancës. Kolegët i falënderova për angazhimin dhe i urova sukses në punët që na presin.
Aleanca po rikthehet në Lipjan më fuqishëm se kurrë!