Haradinaj arsyetohet dhe kërkon falje për ndezjen e cigares brenda sallës së Kuvendit

22:12 | 25 Mars 2020

Pak më parë, Daut Haradinaj është parë duke ndezur cigare brenda sallës së Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka kërkuar falje për ndezjen e cigares brenda sallës së Kuvendit, gjatë seancës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

“E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend”, shkruan ai në Facebook.

Megjithatë, ai, ka kërkuar falje për këtë pakujdesinë të tijen.

Komento: