Haradinaj: Bashkësia Ndërkombëtare i ka mbyllur sytë përballë masakrave në Kosovë

17:59 | 01 April 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një fjalim në Akademinë Përkujtimore të 20 vjetorit të masakrës së Lybeniqit.

Ai ka thënë se është e çuditshme se si Bashkësia Ndërkombëtare po i mbyll sytë karshi masakrave që kanë ndodhur luftën e fundit në Kosovë.

Kreu i ekzekutivit po ashtu ka thënë se mënyra më e mirë për ta vendosur të drejtën tonë është të mos harrojmë nga kemi ardhur.

“Është e çuditshme që Bashkësia Ndërkombëtare i ka mbyllur sytë përballë këtyre masakrave që kanë ndodhur në Kosovë. Çdo ditë marr letra nga familjarët që kërkojnë drejtësi. Mënyra më e mirë për ta vendosur të drejtën tonë është të mos harrojmë nga kemi ardhur. Plagët që kemi kaluar. Dhe për këtë duhet të punojmë që ta forcojmë atdheun”, ka deklaruar Haradinaj, raporton lajmi.net.

Kryeministri haradinaj po ashtu ka thënë se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për të gjithë të rënët dhe të pagjeturit.

“Jemi borxh ndaj të gjithë familjeve të martirëve, të pagjeturve, dhe për të drejtën tonë si komb. Nuk do të ndalemi të kërkojmë drejtësi. Kemi rënë dakord që si institucione ta avancojmë statusin ligjor të familjeve të të pagjeturve. Është njëri ndër veprimet e para që do të ndodhë, që edhe kjo kategori ta ketë jetën e përgjegjshme”, ka thënë tutje Haradinaj.

Komento: