Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Epopeja e UÇK-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj

10:30 | 06 Mars 2026
haradinaj-ben-homazhe-ne-prekaz:-epopeja-e-uck-se-na-kujton-perpjekjet-per-liri-nder-shekuj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, bëri homazhe sot në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkroi se Epopeja e UÇK-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj, bashkëluftëtarët e rënë dhe se edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit.

“Në Prekazin e Komandantit Legjendar Adem Jashari përulemi para sakrificës më sublime për liri dhe përkujtojmë qëndresën heroike që u bë themel i shtetit tonë. Familja heroike Jashari, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, nuk u përkul para shtypjes dhe okupimit. Qëndresa e tyre përmbysi shekujt e robërisë dhe mbeti përjetësisht në kujtesën e kombit si një rast unik i flijimit për lirinë e atdheut. Lavdi të rënëve ndër breza! Lavdi luftës së UÇK-së!”, shkroi i pari i AAK-së

Komento: