Haradinaj bën homazhe në vendin e rënies së heroit, Bahri Fazliu për ditëlindjen e tij

16:26 | 31 Gusht 2025
Haradinaj bën homazhe në vendin e rënies së heroit, Bahri Fazliu për ditëlindjen e tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e Bahri Fazliut në trekufirin ku ai ra heroikisht para 27 vitesh.

Haradinaj e cilësoi Fazliun si intelektual, vizionar dhe trim të pashoq, shembull i përkushtimit për vendin.

”Heroi Bahri Fazliu, si intelektual, vizionar e trim i pashoq, ishte shembull se si duhet Atdheu e luftohet për të. Në ditëlindjen e tij, me shumë bashkëluftëtarë, bëme nderime te pllaka përkujtimore kushtuar Bahri Fazliut, pikërisht në vendin ku u përjetësua para 27 vitesh, te trekufiri.
Lavdi Bahri Fazliut dhe gjithë dëshmorëve që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar!”

Komento: